LAJME / E Diel 21 Qershor 2026, 12:12

“E parashikova ndarjen e tyre…”/ Si ishte përballja e Juelës me Mateon dhe Brikenën?

Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Juela Nikolli, ishte e ftuar në emisionin “Top Arena” mbrëmë. Në një moment, Françeska Rustemi e pyet për marrëdhënien e saj me Brikena Selmanin dhe Mateo Borrin.


Juela thotë se ata kanë një marrëdhënie të mirë dhe u uron të dyve shumë suksese. Por jo vetëm kaq, pasi i ngacmon për ndarjen, duke thënë se e kishte parashikuar.

Pjesë nga biseda:


Françeska: Si është marrëdhënia midis teje, Brikenës dhe Mateos?

Juela: Mendoj se është e saktë, e qytetëruar. Çfarë mendon ti, Brikena? Nga ana ime, gjithçka është e saktë.

Brikena: Thashë që Big Brother mbaroi, mbylla gjithçka aty, kështu që kam respekt për Juelën. I uroj gjithë të mirat.


Juela: I uroj shumë suksese si Brikenës ashtu edhe Mateos, me të vërtetë.

Mateo: Nuk kemi pasur asnjë kontakt pas Big Brother, nuk kemi asnjë lloj miqësie, por i uroj gjithë të mirat dhe shpresoj që projektet e saj të jenë të suksesshme.

Juela: Sa i përket Mateos dhe Brikenës, siç e kisha parashikuar, do të këndoj këngën 'Things Have Changed'.

Mateo: Na e dedikove neve?

Brikena: Juela, nëse do ta ndizësh këngën tënde duke përmendur emrat tanë, bujrum.

Juela: Është kënga e Elvanës, jo e imja, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE