SHOWBIZ / E Enjte 12 Mars 2026, 16:04

E keni vënë re tatuazhin e veçantë të Nikol në kurriz? (Foto)

Nikol është një nga banoret më të reja që i është bashkuar së fundmi shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.

Që në momentet e para të rrugëtimit të saj, 23-vjeçarja tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut dhe të banorëve të tjerë për bukurinë, sharmin dhe elegancën që e karakterizon.

Por, përpos paraqitjes dhe dinamikave të saj të para në lojë, ditën e sotme vëmendjen e ndjekësve e ka marrë një detaj fizik mjaft i veçantë.

Teksa po qëndronte në ambientet e jashtme të shtëpisë gjatë debatit Mali-Rogert, kamerat kanë fokusuar një tatuazh të madh që ajo mban në kurriz.

Siç shihet qartë edhe nga pamjet e publikuara, Nikol ka zgjedhur të vizatojë dy krahë engjëlli, të realizuar me një kontur mjaft fin në bojë të kuqërremtë.

Ky detaj artistik në trupin e saj po komentohet nga fansat në rrjetet sociale, duke i shtuar një detaj interesant dhe paksa “rebel” imazhit të saj të kuruar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE