LAJME / E Shtunë 4 Korrik 2026, 18:06

E FUNDIT – Gjykata Kushtetuese merr vendimin ‘surprize’ per Erion Veliajn (Detajet)

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese nuk ka pranuar të kalojë për shqyrtim në seancë kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për shpalljen të pavlefshëm të vendimit të gjyqtares Etleva Deda.

Gjykata vendosi kalim për gjykim i dosjes së SPAK-ut, duke i hapur rrugë nisjes së procesit gjyqësor.

Veliaj kishte kërkuar shfuqizimin, si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit të datës 9 shkurt 2026, të marrë nga gjyqtarja e posaçme e seancës paraprake, Etleva Deda. Me atë vendim, gjyqtarja kaloi për gjykim dosjen ndaj Veliajt, një vit pas arrestimit të tij.

Çfarë kërkonte Erjon Veliaj:

1. Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i vendimit nr. 29, datë 09.02.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (vendim i gjyqtarit të seancës paraprake znj. Etleva Deda);

2. Pavlefshmëria e të gjitha seancave të zhvilluara në lidhje me procedimin penal nr. 27/2024 në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar pas datës së dhënies së vendimit nr. 29, datë 09.02.2026 të gjyqtarit të seancës paraprake znj. Etleva Deda;

3. Konstatimi i papajtueshmërisë me Kushtetutën të paragrafit të parë, germa “a”, të nenit 332/gj të Kodit të Procedurës Penale;

4. Konstatimi i papajtueshmërisë me Kushtetutën të nenit 14 të ligjit nr. 95, datë 06.1.2026 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”; do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE