
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e së premtes në fshatin Llazicë të Malishevës, ku ka humbur jetën 19-vjeçari Ermal Shala.
Sipas informacioneve të para, i riu dyshohet se është vetëaksidentuar me motoçikletë në rrugën magjistrale Prishtinë–Pejë. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të ekipeve emergjente, mjeku në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij.
Lajmi për ndarjen nga jeta e 19-vjeçarit është konfirmuar edhe nga familjarët dhe të afërmit përmes rrjeteve sociale. Detajet lidhur me ceremoninë mortore pritet të bëhen të ditura në orët në vijim.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Vlera Krasniqi, bëri të ditur se rreth orës 15:40 policia ka pranuar njoftimin për rastin, ndërsa njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
“Sot, rreth orës 15:40, në rrugën magjistrale Prishtinë–Pejë, përkatësisht në fshatin Llazicë të Malishevës, dyshohet se një person është vetëaksidentuar me motoçikletë. Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, si dhe ekipi mjekësor, ku mjeku ka konstatuar se drejtuesi i motoçikletës, mashkull 19-vjeçar, ishte pa shenja jete. Policia është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, deklaroi ajo.
Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë aksident fatal, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
