
Gazetarja Klodiana Lala në një intervistë televizive komentoi protestën që ka bërë bashkë të gjithë shqiptarët, dhe protestojnë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Gjithashtu gazetarja Lala u shpreh se kjo është ndër protestat më të mirë-organizuara dhe se qytetarët janë të shqetësuar për situatën ku është Shqipëria, për shkak të korrupsionit të lartë.
“Janë qytetarë që nuk e kanë gjetur veten në këtë vend për shkak të korrupsionin. Askush nuk është kundër zhvillimit. Zoti Rama ka gënjyer 5 herë vetëm për Zvërnecin. Nuk e di se si e ka nxjerrë shumën prej 4 mld euro.
Reagimi i tij në takimin me socialistët ishte i turpshme. Ishte shumë në vështirësi dhe përpiqej të justifikohej. Kjo protestë i ka nisur rrokullimën për t’u rrëzuar zotit Rama.
A kërkohet një qeveri teknike? Po do duhet të ketë alternativa të qarta. Kemi krimin e organizuar që ndikon në zgjedhje, kemi një grup zjarri që deligjitimon dhe përbalt çdo figurë që tenton të mendojë ndryshe nga ata.
Dhe fati i keq i këtij vendi është se kemi është një media problematike. Jemi në ditën e 11 dhe kjo është një protestë e mirë-organizuar.
Grupi iniciator e ka studiuar shumë mirë terrenin, ka një koordinim perfekt, por tani është koha…Do preferoja që nismëtarët sot t’i bindnin qytetarët të qëndronin atypari Kryeministrisë.
Nesër ka parlament, do të duhet të bëjnë presion pozitiv për të kërkuar llogaridhënie. Dhe kjo protestë nuk dëmton vetëm Edi Ramën, por edhe opozitën që është në ditën e saj më të zezë. Tashmë do të duhet të ketë garë”, tha gazetarja Klodiana Lala, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
