LAJME / E Mërkurë 26 Gusht 2026, 16:04

E BUJSHME – Ndryshon harta e Tiranes, ja cfare duhet te dini! Nga ndryshimet thuhet se …

Reforma e re administrativo-territoriale, e propozuar nga mazhoranca, parashikon një ndryshim të veçantë për kryeqytetin: krijimin e njësisë së re administrative Rinas në Bashkinë Tiranë, e cila sipas relacionit do të përfshijë fshatin Rinas, aktualisht pjesë e Bashkisë Krujë, si dhe Bërxullën dhe Domjen nga Bashkia Vorë.

Qëllimi është që Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe zona ekonomike përreth tij të administrohen brenda një territori të vetëm, të lidhur me Tiranën. Relacioni argumenton se kjo zonë funksionon tashmë si një hapësirë e vetme ekonomike me kryeqytetin.

Ndryshe nga 13 konsolidimet e tjera të reformës, ku bashki të tëra bashkohen me njëra-tjetrën, rasti i Rinasit përfaqëson një ndryshim konkret të kufijve territorialë ndërmjet tri bashkive: Tiranës, Vorës dhe Krujës.

Tirana merr territore që aktualisht administrohen nga dy bashki të tjera dhe krijon prej tyre një njësi të re administrative, pjesë të qytetit Tiranë.

Ndryshimi ka edhe një dimension të rëndësishëm ekonomik. Aeroporti dhe territori përreth tij përbëjnë një nga zonat me aktivitetin më intensiv të transportit, logjistikës dhe zhvillimit ekonomik në vend.

Pikërisht funksionimi i kësaj hapësire si një zonë e lidhur ekonomikisht me kryeqytetin përdoret nga hartuesit si argument për kalimin nën administrimin e Tiranës.

Por ndryshimi nuk mund të bëhet vetëm me rishkrimin e hartës.

Relacioni përcakton se, përpara miratimit, duhet të merret mendimi i popullsisë së prekur në bashkitë Krujë, Vorë dhe Tiranë, si dhe të rregullohen çështjet financiare që krijohen nga transferimi i territorit.

Kjo lidhet me kërkesën kushtetuese për konsultimin paraprak të banorëve kur ndryshohen kufijtë e njësive vendore.

Nëse miratohet sipas synimit të shprehur në relacion, ndryshimi do ta vendosë aeroportin dhe zonën ekonomike të Rinasit brenda organizimit administrativo-territorial të Bashkisë Tiranë, duke e zgjeruar territorin e kryeqytetit në drejtim të Krujës dhe Vorës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE