LAJME / E Hënë 2 Qershor 2025, 23:11

E bujshme/ Media britanike: Shqipëria pritet të “pushtohet” nga…

Media britanike “Express” në një artikull dedikuar turizmit në Shqipëri duke parashikuar se vendi ynë do të përballet së shpejti me një “pushtim” masiv turistik, pasi numri i vizitorëve të huaj në bregdetin e tij po rritet me shpejtësi marramendëse.


“Shqipëria ka përjetuar një bum të vërtetë në industrinë e turizmit vitet e fundit, me hotele të reja që po hapen dhe plazhet me rërë që janë bërë të preferuarat e influencuesve në rrjetet sociale. Në vitin 2015, mbi tre milionë turistë vizituan Shqipërinë. Ky numër u rrit në katër milionë në 2017 dhe në gjashtë milionë në 2019. Pas pandemisë, shifrat janë rritur ndjeshëm – rreth 10 milionë persona vizituan vendin në vitin 2023, një rritje prej 56% krahasuar me periudhën para pandemisë. Kjo e ka kthyer Shqipërinë në destinacionin me rritjen më të shpejtë turistike në Evropë, ndërkohë që qeveria shqiptare parashikon deri në 30 milionë vizitorë të huaj deri në vitin 2030”, shkruan media britanike.

Në një krahasim me vende që regjistrojnë shifra tepër të larta vizitorësh, si Portugalia dhe Kroacia, “Express” vlerëson se trendi rritës i Shqipërisë “është një nivel më i lartë” sesa ai që aktualisht përjetojnë këto dy shtete europiane.

“Shqipëria ka rritjen e tretë më të shpejtë të turizmit në botë, pas Katarit dhe Porto Rikos. Katari ka përjetuar një rritje prej 89% të turistëve nga viti 2019 në 2023, ndërsa Porto Riko ka parë një rritje prej 58% – pak më e lartë se ajo e Shqipërisë”, thuhet më tej do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE