LAJME / E Hënë 27 Korrik 2026, 21:09

E akuzon për tenderat dhe për korrupsion e pastrim parash/ SPAK merr vendimin e papritur, hetimet për Ballukun do të …

Prokuroria e Posaçme ka vendosur të zgjasë hetimet me tre muaj për ish-numrin dy të qeverisë, Belinda Balluku. Ndaj saj rëndojnë akuzat e shkeljes së barazisë në dy tendera, atë të ndërtimit të Tunelit të Llogarasë dhe për të gjitha lotet e Unazës së Madhe.


Por që më pas, më 4 qershor, prokuroria konfirmoi se Balluku ka kryer edhe korrupsion e pastrim parash teksa mbante postin e drejtoreshës së Albcontrol.Në këto kushte

asaj iu sekuestrua një vilë në Dhërmi, për të cilën SPAK thotë se zotërohet prej Ballukut në mënyrë të tërthortë, pra e regjistruar në një emër tjetër por me origjinë nga korrupsioni dhe pastrimi i parave.

Sipas organit të posaçëm, që në këtë hetim përfaqësohet nga prokurori Dritan Prençi, akt-akuzat u ngritën pas hetimit të procedurës së tenderit për Rikonstruksionin e godinës teknologjike të Albcontrol dhe për përmirësimin e kushteve me një fond limit prj 88 milionë lekë dhe një shtesë me vlerë 14 milionë lekë.Zgajtja e hetimeve vlen

edhe për dy ish vartësit e saj, Erald Elezi drejtues i KESH dhe Gentian Gjyli i Autoritetit Rrugor Shqiptar. Pak ditë më parë Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e bërë prej Ballukut për masën e pezullimit të detyrës dhe të bllokimit të pasaportës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE