LAJME / E Mërkurë 17 Korrik 2024, 22:10

Dy vajzat u martuan bashkë, Gjykata e Lartë u rrëzon kërkesën për fëmijët

Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e dy grave Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj të cilat kërkuan që t’i regjistronin dy fëmijët

me të drejta mëmësie të barabarta pas martesës disa muaj më parë që ishte e para dhe shkaktoi reagime të shumta në Shqipëri.

Gjykata e Lartë tha se njësia administrative nuk mund të marrë një vendim që nuk bazohet në kodin e familjes.

Gjatë seancës avokatja kërkoi që çështja të përcillej për kontroll incidental në gjykatën Kushtetuese, ndërsa kjo çështje është shqyrtuar edhe nga shkallët e tjera të gjykatave administrative.