
Kryeministri kosovar Albin Kurti ka deklaruar se janë arritur 58 marrëveshje bilaterale mes Shqipërisë dhe Kosovës në dy vite.
Gjithashtu, ai tregon se për mbi 200 mijë banorët e brezit të përbashkët është mundësuar lëvizja e lirë duke funksionalizuar 26 vendkalime. Ndërsa për gjithë shtetasit kosovarë, tani për ta është i mundur kalimi i lirë pa kontrolle të kufijve gjatë muajve të verës, fundjavave dhe ditëve të pushimeve zyrtare.
Kurti ka njoftuar se këtë vit, shkëmbimet tregtare Kosovë-Shqipëri kanë qenë më të lartat ndonjëherë dhe investimet e Shqipërisë në Kosovë ishin më të lartat ndonjëhërë. Në vitin 2019, kreu i shtetit kosovar deklaroi se kanë qenë vetëm 15.2 milionë euro, ndërsa në vitin 2022 79.7 milionë euro.
