Veteranët e Partisë Socialiste pas fitores së madhe janë mbledhur ditën e sotme duke shijuar kafen e mëngjesit.
Ish-kryetarët e Kuvendit të Shqipërisë, Namik Dokle me Gramoz Ruçin dhe Lume Vladi e veshur me bluzën e partisë, si dhe Pëllumb Vladi kanë ndarë një foto në rrjete sociale ku shfaqen së bashku të buzëqeshur ndërsa vazhdojnë të përshëndesin me numrin 5, simbolin e Partisë Socialiste gjatë fushatës elektorale.“Me Gramozin dhe dy socialistë të hershëm,- Lume e Pëllumb Vladi”, shkruan Dokle në Facebook.
Dokle ka shërbyer si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nga 4 shtatori 2001 deri më 30 prill 2002, ku gjithashtu është lektor në Akademinë Politike të Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Edhe Gramoz Ruçi ka shërbyer si si kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë deri në vitin 2017, ku më pas në shtator të këtij viti ai mori detyrën e Kryetarit të Parlamentit të Shqipërisë për sesionin e ri parlamentar.
Kujtojmë se PS fitoi thellë në zgjedhjet e 11 majit duke siguruar 83 mandate në Kuvend " do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE