LAJME / E Martë 14 Shtator 2021, 16:04

“Duhet të mbylleni brenda”/ Sherr ‘live’ mes ish-krushqve për vrasjen e 23-vjeçares në Fier nga ish-bashkëshorti: Na lejoni të shpjegohemi! (VIDEO)

Babai i 23-vjeçares Sabrina Bengaj, Partizani u përplas sot ‘live’ me prindërit e ish-dhëndërit të tij, i cili i vrau vajzën.

Zoti Partizan ka kërkuar që familja e ish-dhëndrit të mos i dalë përballë apo në televizor, pasi pretendon se i kanë vrarë vajzën.

Ndërsa babai i Elton Metajt, Bashkimi, deklaron se vrasësit nuk janë ata dhe kërkoi të shpjegohet.

Por kjo kërkesë u refuzua nga Partizani, që hodhi akuza ndaj të ëmës së Eltonit, që sipas tij i ka dalë në krah të djalit edhe kur ai ka qenë në faj.

Kujtojmë që Etlon Metaj u la nga Gjykata e Fierit në burg.

Ai pranoi autorësinë e krimit para togave të zeza dhe pretendoi se armën e ka blerë pasi ndihej i

kërcënuar nga ish-vjehrri. Sakaq, ai ka konfirmuar më tej se Sabrinën e donte akoma.