LAJME / E Shtunë 8 Gusht 2026, 13:01

Duhet me ia marrë qeverinë këtij njeriu të keq

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, ka reaguar pas skadimit të afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Në një deklaratë për Klan Kosova, Berisha tha se situata politike ka arritur në një pikë ku, sipas tij, nuk mjaftojnë më konferencat për media, por nevojiten veprime konkrete për ndryshim.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që, sipas tij, e duan Kosovën, të angazhohen për ndryshimin e situatës politike në vend.

“I ftoj krejt qytetarët e Kosovës, që e duan vendin, që ka ardhur koha për Kosovën që të punohet ndryshe. Me konferenca për shtyp me këtë regjim nuk ecet përpara. Këta duhet me i rrëzu. Duhet me ia marrë qeverinë këtij njeriu të keq”, deklaroi Berisha.

Deklarata e deputetit të AAK-së vjen pas skadimit të afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit, ndërsa vendi vazhdon të mbetet pa institucione të reja të formuara.

Përplasjet politike mes partive parlamentare janë intensifikuar ditët e fundit, ndërsa ende nuk është arritur një marrëveshje që do t’i hapte rrugë zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve të reja, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE