LAJME / E Diel 8 Qershor 2025, 22:10

Dueli i radhës i Shqipërisë, UEFA cakton gjyqtarin që u rrah nga presidenti në mes të fushës në skandalin që bëri xhiron e botës (Video)

Ndeshja e radhës se Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit 2026 do të jetë në transfertë ndaj Letonisë, një duel interesant i cili do të gjykohet nga një ekip arbitrash turq.

Ai që është caktuar për të drejtuar sfidën është një emër shumë i njohur në arenën ndërkombëtare, por për arsyen më të gabuar të mundshme. Bëhet fjalë për Halil Umut Meler, gjyqtarin turk i cili në dhjetorin e vitit 2023 u vë viktimë e dhunës ndaj tij nga presidenti i klubit të Ankaragyçy, Faruk Koça.

Ky i fundit u fut në fushë dhe goditi me grusht në fytyrë gjyqtarin në fund të ndeshjes së Superligës turke ndaj Rizespor, ndërsa persona të tjerë të klubit të Ankaragyçy e shkelmuan ndërsa ishte i shtrirë në toke. Meler përfundoi me fraktura në spital, presidenti i klubit dha dorëheqjen dhe përfundoi pas hekurave, ndërsa kampionati u ndërprerë një javë në shenjë protestë ndaj kësaj ngjarje të rëndë.

Asistentët e tij në duelin Letoni-Shqipëri do të jenë Kerem Ersoj dhe ?brahim Çaglar Ujarçan, ndërsa gjyqtar i katërt është caktuar Oguzhan Çak?r. Ndërkohë, përgjegjës për VAR-in do të jenë dy gjermanët Harm Osmers dhe Daniel Shlager. Ajo që bie në sy gjithashtu është se vëzhguesi i gjyqtarëve për këtë sfidë do të jetë italiani Xhanluka Roki./PANORAMASPORT.AL  do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE