LAJME / E Shtunë 29 Qershor 2024, 21:09

Dua Lipa shkruan histori në Glastonbury, BBC “ngre në qiell” artisten shqiptare

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka dhuruar një mbrëmje magjike me performancën e saj në festivalin më të madh britanik “Glastonbury”.


Ajo ishte artistja e natës së këtij festivali, teksa performoi para 100 mijë njerëzve.
Prestigjozja BBC shkruan se ylli i popit u ngjit në skenë me një performancë ambicioze dhe dinamike.


Ndërsa më tej ajo është lavdëruar për koreografitë e saj duke theksuar se lanë publikun pa frymë ndërsa ritmi i performancave të artistes shqiptare nuk u ndal gjatë gjithë natës.
E kam shkruar këtë moment në letër, e kam dëshiruar dhe e kam ëndërruar duke punuar shumë”, i tha Dua publikut.