LAJME / E Premte 4 Shtator 2026, 14:02

Dalin pagat marramendëse/ Sa paguhen moderatorët në televizionet shqiptare? Ja kush paguan më shumë

Një tabelë me paga të pretenduara të moderatorëve në disa prej televizioneve shqiptare po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen për diferencat që paraqet mes televizioneve.

Sipas të dhënave të publikuara në këtë material, TV Klan renditet në vendin e parë, me paga që pretendohet se variojnë mesatarisht nga 4.8 deri në 5.6 milionë lekë në muaj.

Në vendin e dytë paraqitet Vizion Plus, me një interval prej 3.7–4.4 milionë lekësh, ndërsa Syri TV renditet i treti me 2.3–2.9 milionë lekë në muaj.

Sipas së njëjtës tabelë, Top Channel paraqitet me paga mesatare prej 1.9 deri në 2.4 milionë lekësh në muaj, ndërsa Report TV me 1.2–1.6 milionë lekë.

Megjithatë, duhet theksuar se bëhet fjalë për një burim jozyrtar. Tabela që po qarkullon në rrjet nuk shoqërohet me dokumentacion, kontrata apo një burim të identifikueshëm që të vërtetojë shifrat, ndërsa nga kërkimi ynë nuk rezulton një konfirmim publik nga televizionet e përmendura.

Për këtë arsye, shumat duhen marrë si pretendime që po qarkullojnë në rrjet dhe jo si të dhëna të konfirmuara për pagat reale të moderatorëve.