LAJME / E Premte 4 Shtator 2026, 13:01

Bonus dhe rritje pensioni në tetor dhe dhjetor, ja sa lekë do të marrin pensionistët, eksperti i ekonomisë zbardh prapaskenat e skemës së re dhe ...

Eksperti i ekonomisë dhe sigurimeve shoqërore, Kujtim Hoxha, ka folur në një studio televizive, ndërsa ka sqaruar ecurinë e pensioneve për pjesën e mbetur të vitit 2026, duke theksuar se pas indeksimit prej 2.7% në korrik, nuk parashikohet një rritje e dytë në muajin tetor.

Sipas tij, ndryshimet e paralajmëruara në skemën e sigurimeve shoqërore janë një detyrë e lënë nga Banka Botërore, por ato do të prekin vetëm qytetarët që nuk kanë dalë ende në pension, ndërsa për pensionistët aktualë masa e pagesës mbetet e palëvizshme si e drejtë e fituar.

Hoxha sqaroi se nga fondi prej 230 milionë eurosh i vënë në dispozicion nga qeveria, janë shpenzuar rreth 40 milionë euro për bonusin e korrikut prej 5.000 lekësh, ndërsa mbeten edhe 190 milionë euro të tjera. Eksperti nërmori se ky fond i mbetur duhet të përdoret brenda këtij viti sipas detyrimit ligjor të buxhetit dhe aktmarrëveshjes me Bankën e Shqipërisë.

Nëse këto para shpërndahen të plota për 755 mijë pensionistët dhe kategoritë në nevojë, bonusi i fundvitit në dhjetor mund të arrijë nga 13.000 deri në 15.000 lekë (130 deri 150 mijë lekë të vjetra). Përveç bonusit financiar, ai sugjeroi se shteti duhet të ndërhyjë edhe me politika lehtësuese, si ulja e TVSH-së apo akcizës së naftës, për të amortizuar rritjen e çmimeve për qytetarët.

-Zoti Hoxha, në korrik indeksimi me 2.7% dhe një bonus vere prej 5.000 lekësh apo 50.000 lekësh të vjetra. Tani jemi në shtator. Deri në fund të vitit, të gjithë ata që na ndjekin dhe që kanë lidhur apo do të dalin në pension, çfarë duhet të presin?

Qeveria ka thënë në fakt që bonus të fundvitit do të ketë sivjet. Ne mund ta diskutojmë së bashku, po indeksimi që bënë në tetor dhe fakti që u bë më parë në korrik, ky i korrikut mund të përjashtojë të tetorit? Pra, në tetor nuk do të ketë apo mund të ketë?

Problemi i pensioneve është shumë i gjerë dhe i rëndësishëm për shoqërinë shqiptare, për faktin sepse jo vetëm që përfaqësohet nga përfituesit e pensioneve që janë në numër të madh, rreth 755.000—është numër i madh—por edhe për faktin që pensionet në Shqipëri janë shumë të ulëta.

Për të marrë një iniciativë për të mbështetur këtë shtresë të shoqërisë duhet të ketë shumë angazhime në fakt, duke shikuar edhe duke e komunikuar pak me një ekonomi më të mirë edhe zbatimen e buxhetit të shtetit. Sepse pretendohet edhe është rreth 27 miliardë euro e ardhura kombëtare ose prodhimi i përgjithshëm bruto.

-Pra në njëfarë mënyre, që nuk është aq e thjeshtë që t’i ndryshosh pensionet rrënjësisht—këto që janë apo edhe ato të tjerat që do të lidhen…

Me të drejtë unë kam parë gjatë këtij muaji, po edhe më përpara, që ka mendime nga më të ndryshmet që do të ndryshojë skema e pensioneve. Kështu është hedhur edhe ideja nga qeveria, por duhet të kemi parasysh një gjë: kjo është detyrë e lënë nga Banka Botërore, të cilës duhet t’i ndryshojë kjo skemë. Duhet të ndryshojë, por duhet ta shikojmë në thelb çfarë mund të ndryshojë në këtë skemë të sigurimeve shoqërore.

Pikë së pari, duhet ta kuptojnë të gjithë qytetarët që kjo, edhe nëse ndryshon, do të jetë për perspektivën, për ata që nuk kanë dalë në pension. Do të jetë një formulë tjetër, një kombinim, e cila… mos shpresojnë, mos shpresojnë, mos shpresojnë ata që kanë dalë. Kanë dalë disa ligje qeverie; ka qenë ligji i mëparshëm para ’93-shit që është 4171, një tjetër 4104 sa është ajo, dhe ca ligje të tjera të cilat kanë pjesën e tyre tek këta që përfitojnë pension pleqërie sot.

Megjithëse mund të jenë të paktë në numër, ata janë pjesë e përfitimit nga skema e sigurimeve shoqërore. Kështu do të ndodhë edhe nëse do të ndryshojë skema e sigurimeve shoqërore, do të quhen këto “të drejta të fituara”. Pra, këto pensione nuk do të lëvizin, nuk do të ulen, por mund të kenë mbështetje vetëm me bonuse dhe me atë indeksimin e radhës që do t’i vijë. Pra nuk u ndryshon në themel skema, skema e tyre që tashmë marrin një pagesë pensioni mujor. Pra ata që kanë dalë të mos shpresojnë, këtë e them kështu, dhe le të dalë kush të dojë, ndryshimi i skemës e të tjerë e të tjerë prek vetëm ata që do të dalin.

Dhe kjo është detyrë e Bankës Botërore për ta nxjerrë këtë skemë nga kjo prapambetje, që është e prapambetur në fakt sepse ajo gropë midis të ardhurave dhe shpenzimeve që ka qenë këtu e 28 vjet më përpara vazhdon të jetë në ato statuse dhe këta mundohen ta mbajnë në atë gjendje. Pra e mbajnë me… me gjilpëra, po të them, sëmurin, me shiringa, me ilaçe, me shiringa.

Kështu që në këtë vit, në vitin 2026 por edhe në vitet e ardhshme, unë shikoj për shembull çfarë mund të bëjë qeveria. Sivjet ka deklaruar që janë 230 milionë euro në fundin e vitit 2025, e cila do të përdorej për bonusin e pranverës—gjë që s’u përdor por u përdor në korrik—dhe në korrik u dha ai 5.000 lekësh bonus, i cili është i barabartë me 40 milionë euro.

-Nga një fond prej 230 milionë eurosh, 40 milionë euro pak a shumë janë harxhuar, janë përdorur…Kanë mbetur edhe 190 milionë euro sepse indeksimi është tjetër gjë si pjesë me fondet e sigurimeve shoqërore, por edhe nga shteti mund të jepet, por kryesisht me ligj vetëm nga fondet e sigurimit, që nuk është…

Atëherë i bie që ky fond që ekziston të jepet brenda këtij viti. Mundësitë janë që të jepet. Ideja që mund të jepet që në shtator, me ndryshimin e qeverisë mund ta japë edhe këtë gjë, të ketë një ndryshim, ose mund të jetë edhe më vonë. Tradicionalisht ajo është dhënë atje në fund të vitit.

Po t’i pjesëtosh në këtë llogari me të gjithë ata që përfitojnë pension pleqërie, por edhe me atë pjesë që janë rreth 30 mijë në ndihmën ekonomike, të cilët kanë nevojë e që trajtohen nga bashkitë, do të bënte që qytetarët të përfitojnë rreth 130.000 deri në 150.000, varet në numrin që do të përfshihet nga ata të tjerët se me këta që janë në pension… duhet mesatarisht… e kuptoj, po nga 130 deri 150.000 të vjetra.

-Tani, e ka detyrimin që këtë fond, zoti Hoxha, ndjesë dhe unë do të vijo, këtë fond prej 190 milionë eurosh të mbetur ta shpenzojë apo ta harxhojë apo ta japë menjëherë brenda këtij viti, apo mund të përdorë një shumë të kësaj dhe qytetarët në fundvit mund të marrin më pak?

Tani qeveria e ka detyrim këtë. Pse e ka detyrë? E futi në ligjin e buxhetit të vitit 2026 që fondet e papërdorura në vitin 2025 të përdoren, dhe lidhi një aktmarrëveshje me Bankën e Shqipërisë, e cila do të jetë grumbulluese e këtij fondi dhe në dispozicion pastaj për qeverinë për ta përdorur me një kriter të caktuar.

Kriteret pastaj i vendos qeveria, por është e domosdoshme që të përdoret që sivjet sepse ne kemi thënë që ka filluar ajo krizë botërore, si rezultat i politikave të ndryshme ndërkombëtare, luftërave e të tjerë e të tjerë, e cila ka ndikim edhe tek ne. Kështu që, atë që duhet ta përdorte që në shkurt-mars e në vazhdim, ta përdorë për t’i mbështetur këta qytetarë, qoftë në formë monetare, qoftë edhe me forma të tjera.

Siç u dha shembulli i Greqisë, u ka dhënë edhe ekzakt ulje çmimesh gati me 1600 produkte, duke hequr TVSH-në. Ndërkohë, tek ne çmimi i naftës po, është shumë i lartë, 220-230 lekë të rinj është shumë për 1 litër naftë, dhe këtu mund të ndërhyjë me politikat sepse… dikush mund të thotë për shembull: “Po ç’punë ka qeveria me çmimet e naftës?

Çmimet e naftës i vendos tregu midis atyre që shesin dhe atyre që blejnë”, pra kërkesë-ofertë, themi ndryshe kërkesë-ofertë. Pikërisht në raste të këtilla ka mundësi të ndërhyjë dhe duhet të ndërhyjë shteti shqiptar, duke ulur atë pjesë që ka vetë në dorë, atë të akcizës dhe taksave të tjera, duke i pakësuar ato, ose edhe me uljen e TVSH-së për produktet e ndryshme ushqimore. Kjo bën që çmimet të bien dhe në njëfarë mënyre të kompensohen qytetarët—jo vetëm pensionistët, por edhe qytetarët e tjerë.

-Pak a shumë, me fondin që ka në dispozicion, me faktin që duhet përdorur brenda këtij viti, me këto argumente duhet ta përdorë këtë ekzaktësisht. Dhe bonusi në fund të vitit mund të jetë nga 13 deri në 15.000 lekë, pra nga 130 deri në 150 mijë lekë të vjetra…

Po! Por nëse i harxhon të gjitha dhe nëse i përfshin këto shtresa, nëse e zgjerojnë këtë, sigurisht do të japë më pak. Sigurisht, janë këto fonde në dispozicion dhe ka mundësi që, duke i studiuar mirë, të përfitojnë sa më shumë njerëz.