LAJME / E Enjte 26 Tetor 2023, 04:04

Dosja “Partizani”analisti i njohur me tone të ashpra: Opozita është e mbaruar, është bërë fërtele

Analisti Dritan Hila nga studio e emisionit “Open” në News24, doli për dosjen “Partizani” ku ish-kryeministri Sali Berisha akuzohet nga SPAK për korrupsion, si dhe për gjendjen e opozitës.


Hila u shpreh se Berisha ka hallin e vetë, ndërsa shtoi se opozita shqiptare është e mbaruar dhe fërtele.

 

Ndër të tjera analisti tha se Sali Berisha nuk ka qenë dhe nuk është monumenti i demokracisë shqiptare, teksa shtoi se ndaj ish-kryeministrit rëndojnë akuza të rënda në 30- vite të karrierës së tij politike.

“Berisha ka hallin e vetë. Opozita shqiptare është e mbaruar, është bërë fërtele. Berisha nuk është dhe nuk ka qenë monumenti i demokracisë. Nuk akuza nga më të rënda që mund ti bëhet një kryeministri në demokraci. Ka futur dy kryeministra në burg, ky ka hallin e vetë se goditet direkt nga Prokuroria.  Probleme ky vend ka, por nuk ka hallet e opozitës. Opozita duhet të ngrihet për veten e vetë, por po i bie numri. Nuk shoh ndonjë entuziazëm të madh.”, u shpreh analisti Hila.