LAJME / E Hënë 2 Qershor 2025, 12:12

Dosja “Partizani”/ Gjyqtarja Elsa Ulliri do të gjykojë Sali Berishën dhe dhëndrin e tij

Gjyqtarja e Posaçme Elsa Ulliri do të jetë kryesuese e trupës gjykuese që do të shqyrtojë dosjen e aferës Partizani, ku si të pandehur janë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe tre bashkëpunëtorë të tjerë.

Shorti për përzgjedhjen e trupës u zhvillua sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO).

Anëtarë të tjerë të trupës pritet të jenë Bib Ndreca dhe Rudina Palloi.

Kreu demokrat Sali Berisha dhe dhëndri tij Malltezi akuzohen nga GJKKO për korrupsion dhe pastrim parash do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE