Presidenti amerikan Donald Trump është nominuar për Çmimin Nobel për Paqen, pas ndërmjetësimit të tij në arritjen e një armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit, një ngjarje që erdhi pas një konflikti 12-ditor.
Nominimi është dorëzuar zyrtarisht nga përfaqësuesi republikan Buddy Carter, i cili në një letër drejtuar Komitetit të Nobelit vlerëson “rolin historik dhe të jashtëzakonshëm” të Trump në arritjen e marrëveshjes së paqes, duke theksuar se veprimet e tij ndihmuan në ndalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm dhe frenimin e ambicieve bërthamore të Iranit.
“Presidenti Trump ndërmori veprime të guximshme dhe vendimtare për të ndaluar ambiciet bërthamore të Iranit dhe për të parandaluar një luftë të madhe në rajon. Ai u përfshi në një marrëveshje që shumë e konsideronin të pamundur,” – shkruhet në letrën e Carter.
Vetë Trump deklaroi se “Lufta 12-ditore” mbaroi të hënënpas mesante me një armëpushim që hyri në fuqi.
“Ndikimi i Presidentit Trump ishte thelbësor në arritjen e një marrëveshjeje të shpejtë që shumë e konsideronin të pamundur. Presidenti Trump ndërmori gjithashtu veprime të guximshme dhe vendimtare për të ndaluar ambiciet bërthamore të Iranit dhe për të siguruar që shteti më i madh sponsor i terrorizmit në botë të mbetet i paaftë për të siguruar një armë bërthamore.
Lidershipi i Trump gjatë krizës “shëmbullon pikërisht idealet që Çmimi Nobel për Paqen kërkon të njohë: ndjekjen e paqes, parandalimin e luftës dhe avancimin e harmonisë ndërkombëtare. Në një rajon të pllakosur nga armiqësia historike dhe paqëndrueshmëria politike, një përparim i tillë kërkon si guxim ashtu edhe qartësi”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE