LAJME / E Hënë 2 Tetor 2023, 19:07

Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve, drejtoresha e Përgjithshme e SHSSH dhe Luiz Ejlli suprizojnë gjyshërit në Shkodër dhe dhurojnë momente të gëzueshme për ta

Në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve, Shërbimi Social Shtetëror në drejtimin e drejtoreshës së Përgjithshme, Reme Lala ka zhvilluar dje disa aktivitete me gjyshërit në gjithë vendin.

Shkodra, Elbasani, Kamza dhe Tirana janë disa nga qytetet ku të moshuarit kanë qenë kryefjalë e ditës. 


Madje në kryeqendrën e Veriut në Shkodër, gjyshërit janë suprizuar edhe nga drejtoresha znj.

Lala, personazhi publik më i njohur në Shqipëri, artisti Luiz Ejlli dhe deputetë të zonës, të cilët dhuruan momente të gëzueshme për të moshuarit.

“E dielë plot dashuri me gjyshet dhe gjyshat e tonë në Shkodër, në një festë të bukur në ditën e tyre ashtu siç e meritojnë, #shsshfamiljeemadhe”,

shkroi dje në rrjetet sociale, drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror, Reme Lala.