LAJME / E Diel 1 Qershor 2025, 13:01

Diell dhe temperatura deri në 30 gradë, parashikimi i motit për sot

Vendi ynë këtë të diel do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit për pjesën më të madhe të ditës; përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare (dhe hera-herës të dendura) në relievet kodrinore – malore në lindje të territorit në orët e mesditës deri ato të pasdites.

Temperatura maksimale do të shënojë vlerën 30 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 3 m/s, në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 4-6 m/s

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1 deri 2 ballë ,do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE