
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Vlera Krasniqi, ka bërë të ditur se, bazuar në informacionet fillestare, i riu dyshohet se është vetaksidentuar me motoçikletë.
“Sot, rreth orës 15:40, në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Llazicë të Malishevës, dyshohet se një person është vetëaksidentuar me motoçikletë.
Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, si dhe ekipi mjekësor, ku mjeku ka konstatuar në vendin e ngjarjes se drejtuesi i motoçikletës (mashkull, 19-vjeçar) ishte pa shenja jete. Policia është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka deklaruar Krasniqi.
Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të ekipeve të emergjencës, mjeku konstatoi se 19-vjeçari kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve të marra në aksident.
Njësitë e Policisë së Kosovës kanë kryer ekzaminimet në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota që çuan deri te aksidenti fatal.
Vdekja e Ermal Shalës ka prekur familjarët, miqtë dhe banorët e zonës, të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre për humbjen e të riut.
Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet do të vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të shkakut të këtij vetaksidenti tragjik, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
