LAJME / E Diel 25 Maj 2025, 20:08

Detaje të reja/ Aksidenti tragjik ku ndërruan jetë 3 shqiptarë në Gjermani po ktheheshin nga një festë familjare (Video)

Nga aksidenti i rëndë rrugor që ndodhi në orët e para të mëngjesit pranë qytetit Koblenz, në Gjermani, ku humbën jetën tre shtetas shqiptarë dhe disa të tjerë mbetën të plagosur, dalin detaje të reja rreth ngjarjes.

Sipas raportimeve, viktimat janë një burrë 53-vjeç dhe dy gra të moshës 47 dhe 65 vjeç. Ata, së bashku me gjashtë persona të tjerë të moshës nga 20 deri në 66 vjeç, po ktheheshin nga një festë familjare në landin e Hessenit.

Aksidenti ndodhi rreth orës 03:05 të mëngjesit, kur një minibus me nëntë pasagjerë doli nga rruga në të djathtë dhe më pas u përmbys. Policia gjermane ka bërë me dije se asnjë automjet tjetër nuk ishte i përfshirë në aksidentin fillestar, por një makinë tjetër kaloi mbi ‘rrënoja’ pak pas ngjarjes.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa autoritetet janë duke vijuar hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat. Gjithashtu, ende nuk janë konfirmuar plotësisht identitetet e disa prej personave që ndodheshin në automjet, ku mësohet se përveç shqiptarëve, kishte edhe shtetas të tjerë të huaj.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka konfirmuar humbjen tragjike të jetëve dhe ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave, si dhe ka uruar shërim të shpejtë për të plagosurit. Konsullata dhe Ambasada shqiptare në Gjermani po vijojnë bashkëpunimin me autoritetet vendase për të ndihmuar qytetarët e prekur nga kjo ngjarje e rëndë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE