Një ngjarje e rëndë dhe kaotike është regjistruar mbrëmjen e djeshme në zonën e “Astirit”, ku disa persona janë përfshirë, duke sjellë bllokim të qarkullimit dhe ndërhyrje urgjente të forcave policore për të normalizuar situatën.
Sipas informacioneve paraprake, një person, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, ka shkuar në banesën ku jeton ish-bashkëshortja e tij së bashku me vajzën 15-vjeçare. Në banesë ai ka gjetur dy meshkuj të tjerë.
Menjëherë ka nisur një konflikt verbal dhe më pas përleshje fizike mes palëve. Burri ka lënë mjetin e tij, një fuoristradë e bardhë tip “Porsche”, në mes të rrugës kryesore të bulevardit në zonën e “Astirit”, duke shkaktuar kaos në qarkullim.
Dy personat me të cilët ai u konfliktua dyshohet se kanë pasur marrëdhënie me ish-bashkëshorten e tij, por nuk përjashtohet as mundësia që konflikti të ketë përfshirë edhe vajzën e mitur, megjithatë kjo mbetet për t’u verifikuar.
Policia ka ndërhyrë për të ndaluar përplasjen dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, por deri më tani nuk ka publikuar një deklaratë zyrtare mbi incidentin. Hetimet vijojnë do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE