LAJME / E Enjte 29 Maj 2025, 18:06

Denoncim në Policinë e Shtetit/ Vjehrra kërkon ndihmë për humbjen e nuses 17-vjeçare të djalit

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Tiranë, ndërsa burime zyrtare konfirmuan sot (29 maj) regjistrimin e denoncimit për humbjen e 17-vjeçares.

Një grua e moshuar ka denoncuar humbjen e nuses së mitur të djalit të saj, duke kërkuar ndihmën e Policisë për gjetjen. Nuk u dhanë detaje për dinamikën dhe rrethanat e ngjarjes së largimit dy ditë më parë të së miturës, por po bëhen kërkime nëpërmjet familjes së saj, të njohurve, kontakteve telefonike apo dhe rrjetitsocial, për ta lokalizuar dhe zbardhur këtë ngjarje.

Policia e Tiranës, po nëpërmjet specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 në Kombinat, referuan materialet në Prokurori për hetim në gjendje të lirë edhe për një rast dhune ndaj të dyshuarës N. T., 57 vjeçe, pasi dyshohet se për motive pronësie është konfliktuar fizikisht, me 2 gra të tjera.

“Kallëzoi shtetasja H. L., 65 vjeçe, se ishte larguar nga banesa, bashkëshortja 17 vjeçe e djalit të saj. Punohet për gjetjen e kësaj shtetaseje”, bëri me dije policia e kryeqytetit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE