LAJME / E Premte 30 Maj 2025, 13:01

Dënohet me 24 vite burg Jon Hoti për vrasjen e dyfishtë në vitin 2024

Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur fajtor Jon Hotin për vrasjen e dyfishtë të ndodhur më 13 nëntor 2024 në qytetin e Klinës, duke e dënuar atë me 24 vjet e gjashtë muaj burgim.

Sipas vendimit të gjykatës, Hoti u dënua për ekzekutimin e Albison dhe Rexhep Shlivovës, një krim që tronditi opinionin publik. Dënimi është konfirmuar nga avokati mbrojtës, Jeton Maqedonci.

Hetimet zbuluan se Hoti kishte kontaktuar paraprakisht me viktimat përmes rrjetit social Facebook, ku kishin rënë dakord të takoheshin në një lokal në Klinë. Pas këtij takimi, ndodhi vrasja e dyfishtë.

Prokuroria e Pejës e ka cilësuar ngjarjen si vrasje të paramenduar, ndërsa motivet konkrete që çuan në aktin fatal nuk janë bërë ende publike.

Autoritetet janë duke vijuar hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat që çuan në këtë ngjarje tragjike , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE