LAJME / E Premte 10 Korrik 2026, 19:07

Deklarata e forte e gazetarit te njohur, detaje te pathena me pare

Gazetari i njohur investigativ, Artan Hoxha ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke e ndalur theksin te protestat që prej më shumë se një muaji kanë dominuar debatin publik. Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, gazetari Hoxha bëri deklarata të forta lidhur me situatën politike dhe pasojat që, sipas tij, mund të sjellë për qeverinë. Sipas gazetarit, kryeministri Edi Rama është politikani që rrezikohet më shumë nga përshkallëzimi i protestave.

Ai u shpreh se, në këto kushte, kryeministri Rama nuk ka mundësi të japë dorëheqjen, pasi sipas tij, është i vetëdijshëm për pasojat që mund ta presin pas largimit nga posti. Z. Hoxha argumentoi se kryeministri është më i ekspozuar se çdo figurë tjetër politike për shkak të përgjegjësive që ka marrë gjatë viteve të qeverisjes.

Në analizën e tij, ai theksoi se pas Ramës qëndrojnë interesa të rëndësishme dhe investitorë strategjikë, të cilët, sipas tij, kanë qenë faktor në mbështetjen e qeverisë.

Më tej gazetari Hoxha theksoi se pikërisht këto lidhje e bëjnë situatën edhe më të ndërlikuar për kreun e qeverisë. Ai u shpreh gjithashtu se protestat po tregojnë një nivel të ri ndërgjegjësimi qytetar dhe se jehona e tyre ka kaluar edhe përtej kufijve të Shqipërisë. Sipas Hoxhës, qytetarët po dalin në rrugë për kauza konkrete, çka, sipas tij, përbën një zhvillim të rëndësishëm për demokracinë në vend. Gjatë intervistës, ai kritikoi edhe mënyrën se si funksionojnë partitë kryesore politike, duke i cilësuar ato të bllokuara nga drejtuesit e tyre. Hoxha deklaroi se as mazhoranca dhe as opozita nuk po japin shenja të një reflektimi të vërtetë për kërkesat e qytetarëve.

Pjesë nga deklarata e gazetari Artan Hoxha

“Është e vërtetë kjo që tha Preçi që këto partitë tradicionale po mundohen të reflektojnë mbi kërkesat. Po ky reflektimi është serioz, është i sinqertë? Po të marr të parin Berisha, edhe sikur të jetë i sinqertë, nuk mund të më bësh mua ti tani. Edhe sikur të jetë e sinqertë, 35 vjet ti nuk mund të më thuash mua “po patjetër”, pastaj 35 vjet të tjera do më thuash një gjë tjetër. Për çfarë domethënë kjo tani? Kjo ik pirdhu, ikën njeriu, a kupton? Më fal, për çfarë bëri? Çfarë domethënë kjo? Ke 35 vjet mua ti, meqenëse në protestë po i thonë duhet Shqipëri e re, i mori ca të rinj atje te partia dhe i futi në kryesi.

Por është prapë Berisha aty. Në këtë moment këdo që të fusi ai aty, aty nuk ka shpëtim. Ajo parti është e atrofizuar. Nga krahu tjetër, me të drejtë Preçi thotë që mund të ketë lëvizje brenda partisë. Po se ti je i vjetër shef te partia socialiste, se ajo s’është më parti socialiste në fakt, është parti drejtoresh. Mund të ketë, po shef më atje ti një zë që mund të çohet? Unë them mund të ketë, unë mendoj që atje mund të ketë njerëz që marrin përsipër me projekt mbështesim, po nuk ka. Do Rama, tjetri kërkesë, i kanë atrofizuar, nuk ka fare. Nuk ta tha Ylli para emisionit? I kam marrë një nga një, nuk vijnë. Ai ka dhënë urdhër “dilni”. Ai po thotë “dilni vetë”. Unë të atrofizuar si në partinë e punës nuk kam njohur se tani njerëzit, edhe por edhe në partinë e punës dolën njerëz kundër partisë së punës kur erdhi momenti, ishin të ideologjizuar.

Po ne nuk mund të presim të shkojmë fiks si partia e punës. Jo, jo, po ti ke tani 35 bë nga 40. Pikërisht, këtë po them unë. Ka ardhë koha tek protesta e parë që u bë ditën e martë që u shkua te Parlamenti. Unë po të them i shikoja protestuesit. I shikoja protestuesit dhe nuk njihnin deputetët. Ik te deputeti aty se dinë që s’janë deputetë po janë të emëruar. Pikërisht unë nuk them që kjo edhe njëherë që s’është një gjë. Tani unë nuk them që kjo është rruga. Unë them që mund të ndodhë kjo që e lehtëson.

Po ata dhe po se bënë deputetë ata do rrinë sheshe se unë mendoj që këta nuk… fakti që mediat europiane po shohin qytetarë shqiptarë që del dhe proteston për çështje mjedisore kjo tregon një ndërgjegjësim shumë të lartë. Duket e pa dhe Rama vetë kur kishte folur dje parie thoshte që kjo është një shenjë e demokracisë protestë, më në fund ju kthye dhe ai kaloi te pjesa tjetër.

Por ne ndodhim para këtij fakti dhe problemi është, dhe jam dakord unë që lumi kur del i merr të gjitha, merr gurë, drurë, i merr të gjitha aty. Por jemi para faktit që Rama në këto kushte në këtë situatë nuk ta jep dorëheqjen se s’ka as mundësi. Ai nuk ka mundësi ta japi se ai e di se çfarë e pret më shumë se të gjithë ata që kërkohet largimi nga skena politike. Më i rrezikuari është Rama, jo Berisha, se ai e di se çfarë e pret. Është njeriu që ka dalë garant për investitorët strategjikë për interesat e vendeve të cilët e kanë ndihmuar të qëndrojnë në pushtet”, deklaroi ndër të tjera gazetari Artan Hoxhaa, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE