
Faljes së Kanye West për postimet me gjuhë urrejtjeje i mungonte origjinaliteti që reperi përdor në rrjetet sociale dhe kjo sepse duket se është krijim i një chatbot-i.
Pasi Kanye postoi deklaratën në hebraisht, fansat e akuzuan se ka përdorur inteligjencën artificiale dhe ndoshta kanë të drejtë. TMZ raporton se ka bërë disa ‘hetime’ për ngjarjen dhe ka arritur në disa përfundime.
Fillimisht, deklarata u vendos në një detektor përmbajtjeje që funksionon me inteligjencën artificiale që evidentoi disa grupe fjalësh që përdoren nga chatbot-et si “kërkoj falje sinqerisht”, “nuk kisha qëllim të lëndoja” apo “të promovoj bashkimin”.
Sipas chatbot-it, probabiliteti që falja e Kanye të jetë shkruar nga një kompjuter është 85%.
Për më tepër, TMZ përdori ChatGPT që të shkruante një deklaratë si e Kanye dhe pas disa provash, kompjuteri gjeneroi një që ka ngjashmëri të frikshme.
“I kërkoj sinqerisht falje komunitetit hebre për reagimet e mia të fundit dhe të paqëllimshme. Nuk ishte qëllimi im që të lëndoja ose poshtëroja dhe pendohem për çdo dhimbje që kam shkaktuar. Jam i gatshëm të mësoj nga kjo përvojë, të promovoj bashkimin dhe të bëj ndryshime. Falja juaj do të thotë shumë për mua”.
“I kërkoj sinqerisht falje komunitetit hebre… nuk ishte qëllimi im që të lëndoja ose poshtëroja dhe pendohem për çdo dhimbje që kam shkaktuar. Jam i gatshëm që ta nis nga vetja dhe të mësoj nga kjo përvojë për të qenë më i ndjeshëm dhe i kuptueshëm në të ardhmen. Falja juaj është e rëndësishme për mua dhe jam i gatshëm të ndryshoj dhe të promovoj bashkimin”.
Kanye është në prag të publikimit të albumit “Vultures” me Ty Dolla $ign dhe duket se po përpiqet me çdo kusht që gjigantët e transmetimit ta mbështesin. Kjo do shihet nëse fansat do t’i mirëpresin këngët e tij të reja apo albumi do të jetë një dështim./tvklan.al
