LAJME / E Diel 1 Tetor 2023, 20:08

"Dashtë Zoti i bëj një..."/ A ka ndryshuar marrëdhënia pas lindjes së djalit? Ja si përgjigjet Fifi për raportin me Adisin

Fifi, këngëtarja e dashur për publikun, në një studio televizive zbuloi disa sekrete në lidhje me marrëdhënien e saj me partnerin, Adis Patushi.

Ata kanë një fëmijë së bashku, Theon i cili ende nuk ka mbushur 1 vjeç. Me emrin e vërtetë Filloreta Raçi, këngëtarja zbuloi se marrëdhënia mes çiftit është edhe më e mirë tani që kanë një fëmijë.

Teksa vëllezërit Veshaj e pyetën se a e ka marrë më shumë vëmendjen djali i tyre Fifi u përgjigj që jo. Ajo tregoi gjithashtu se Adisi e ndihmon shumë dhe se nuk është xheloz.

“Marrëdhënia është shumë më e mirë se përpara. Më ka bërë mirë edhe kjo periudha që nuk kam pas koncerte, pasi periudhën që kam pasur për t’ia kushtuar koncerteve ia kam kushtuar Adisit”, tha Fifi.

“Po më ndihmon, Adisi i ndërron edhe pelenat, merr edhe çunin e mban. Unë kam edhe dado, po psh që kur kemi filluar provat në “Dancing with the Stars”, e kam pas një katër orash që kam qenë e shkëputur prej shtëpisë, dhe këto periudhë çuni ka qenë në shtëpi me Adisin dhe dadon. Sigurisht që Adisi e ka mbajtur dhe për këtë jam shumë e lumtur, sinqerisht”, shprehet këngëtarja.

“Jo nuk është xheloz, nuk e bëj veten me qenë xheloz. Me Adisin jemi shumë të drejtpërdrejtë, ça do që bëjmë, ku do që jemi i themi njëri tjetrit. Nuk është që lejmë vend për të dyshuar, në momentin që ti ke besim te partneri s’ka vend për xhelozi. Pak e kemi të dy, se s’ka lezet mos të ketë pak xhelozi brenda”, tregon Fifi.

A do ta bëni një fëmijë tjetër?

Do pres edhe pak, pastaj të shohim. Theo e ka një vëlla, dashtë Zoti i bëj një motër, edhe jemi në rregull”, tha ajo.