
Detaje të reja janë bërë publike lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Gjirokastër, ku humbi jetën një adoleshent në një pishinë private.
Sipas informacioneve të publikuara nga Jugulajm.net, 16-vjeçari Arbër Peçi kishte shkuar në pishinën “GLOW” në orët e paradites, i shoqëruar nga dy miq të tij. Burimet e cituara nga media pranë grupit hetimor pretendojnë se i riu u fut në ujë, por pas pak sekondash ka kërkuar ndihmë me gjeste.
Sipas të njëjtave burime, askush nga personat e pranishëm nuk ka hyrë menjëherë në ujë për t’i ardhur në ndihmë. Alarmi është dhënë më pas nga dy shokët e tij, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe emergjencës, por pa mundur ta shpëtojnë adoleshentin.
Deri tani, versioni paraprak i referuar nga burimet e cituara është se i mituri mund të ketë pësuar një problem shëndetësor të menjëhershëm pas kontaktit me ujin. Megjithatë, shkaku i saktë i vdekjes mbetet ende i paqartë dhe pritet të përcaktohet nga hetimet dhe procedurat përkatëse mjeko-ligjore.
Ndërkohë, pyetje janë ngritur edhe mbi kushtet e sigurisë dhe funksionimin e pishinës ku ndodhi ngjarja. Sipas raportimeve, po verifikohet nëse subjekti ka respektuar të gjitha detyrimet ligjore që lidhen me sigurinë e pushuesve dhe menaxhimin e rasteve emergjente.
Po ashtu, raportohet se Prokuroria po kryen veprimet hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes, ndërsa mbetet për t’u verifikuar edhe çështja e pamjeve filmike që mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rastit.
Hetimet vijojnë dhe deri në daljen e rezultateve zyrtare, çdo pretendim mbi shkakun e vdekjes apo përgjegjësitë konkrete mbetet në fazën e verifikimit nga autoritetet kompetente, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
