LAJME / E Shtunë 4 Nëntor 2023, 13:01

Bombardohet një shkollë në kampin Jambaliya, raportohet për viktima dhe të plagosur

Një shkollë në Rripin e Gazës që strehonte të zhvendosurit nga lufta u bombardua nga Izraeli.

Kjo është shkolla Al -Faqura në kampin e refugjatëve Jambaliya dhe të cilën OKB-ja e përdori si një strehë civile.

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza tha se të paktën 12 persona u vranë në bombardimet, ndërsa drejtori i spitalit Al Shifa tha se të paktën 15 njerëz u vranë në sulm dhe dhjetëra u plagosën.