
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku një 82-vjeçare ka ndërruar jetë.
Mësohet se e moshuara është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së saj në zonën e Kasharit. Ajo ka marrë plagë të rënda dhe për pasojë, ka ndërruar jetë në vendngjarje. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje tragjike.
Policia informon se ‘rreth orës 09:40, në Kashar, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga kati i dytë në katin e parë të banesës së saj, shtetasja S. P., 82 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’
