
Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale është ndalur edhe te sloganet kundër tij që janë dëgjuar në protestat e fundit në Tiranë.
Berisha është shprehur se qytetarët kanë të drejtë të protestojnë dhe të shprehen lirshëm, por ka akuzuar si “manipulues” ata që, sipas tij, nxisin thirrje kundër tij dhe opozitës.
Berisha u ka bërë thirrje mbështetësve të injorojnë këto slogane, duke i quajtur “mjeranë” ata që i përdorin, ndërsa ka këmbëngulur se protesta është qytetare dhe mbi partitë politike.
“Çdo demokrat dhe demokrate , vendin e ka në atë protestë. Nëse themi që është protesta më qytetare, është protestë jashtë partive politike. Janë qindra-mijëra qytetarë që ngrihen për të drejtën e tyre. Sa i përket sloganeve kundër nesh…
Qytetarët janë të lirë të thonë sloganin që duan. Por, ata që përpiqen t’i manipulojnë, janë më mjeranët. Injoroni dhe mos tentoni me asgjë, të mos keni asnjë impersion nga ato slogane. Nuk duhet që gjethet të na pengojnë për të parë trungun. Është lëvizja më qytetare që kemi pasur që nga vitet ’90 deri më sot”, u shpreh Berisha, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
