LAJME / E Diel 21 Qershor 2026, 12:12

'Berisha në burg'/ Kryetari i PD-së reagon ndaj thirrjeve në rrugë: Ata duan…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi pas thirrjeve në sheshe dhe rrugë nga protestuesit për burgosjen e tij dhe të kryeministrit Edi Rama. Slogani “Rama në burg, Berisha në burg” është ndër refrenet kryesore të protestës 21-ditore që ka ndezur Tiranën.


Gjatë një bisede me ndjekësit në rrjetet sociale, Berisha tha se ata që kërkojnë burgosjen e tij janë ‘opozita e opozitës’.

Megjithatë, Berisha tha se nuk është i shqetësuar nga kori i thirrjeve, ndërsa shtoi se PD do të mbështesë protestën dhe qytetarët që kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.


Sali Berisha: Ata që po bëjnë thirrje janë opozita e opozitës. Kjo e ndihmon Edi Ramën sepse krahason të pakrahasueshmen, por kjo nuk më ka penguar kurrë të mbështes protestën me të gjithë potencialin tim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE