LAJME / E Diel 25 Maj 2025, 15:03

"Berisha duhet të dorëhiqet nga PD", Rudina Hajdari: Ai është e shkuara

Rudina Hajdari është një ndër zërat e parë mes demokratëve që kërkon haptazi dorëheqjen e Sali Berishës nga drejtimi i Partisë Demokratike, pas rezultatit zhgënjyes në zgjedhjet e 11 majit.

“Kemi një PD të tkurrur. Nuk shoh një të ardhme. Sa kohë që Berisha të jetë në krye PD do të ketë vetëm një të shkuar dhe jo një të ardhme.

Me dorëheqjen e Berishës do të ketë zhvillime të tjera. Flasim për një parti që është kthyer në një parti që është rreth individit dhe jo rreth ideve. Berisha rreth vetes ka njerëz që i binden dhe e dëgjojnë”, tha Hajdari.

Teksa e cilësoi Berishën si të shkuarën që mban rreth vetes njerëz të bindur, ish-deputetja Hajdari tha se zgjedhjet e 11 majit ishin një hap pas dhe akuzoi kryeministrin Rama se mund të bëjë çdo gjë për të mbajtur pushtetin.

“11 maji tregoi që demokracia në vend nuk funksionon. Është për të ardhur keq. Edhe sot kemi mbetje të komunizmit dhe nuk po i përmbysim dot. Edhe sot liderët politikë kanë ngjashmëri me ata që luftuam fort që t’i hiqnim.

Rama përdor të gjitha mënyrat e mundshme për të qëndruar në pushtet. Sistemi duhet ndryshuar dhe PD duhet të kishte bërë një përpjekje më të madhe për ta ndryshuar atë. Sistemi elektoral është gjeneza e të gjitha gjërave.

Është e paprecedentë sesi Rama forcohet nga mandati në mandat. Këto zgjedhje ishin regres, bandat bashkëpunuan me pushtetin. PD duhet të kishte një program të konsoliduar kundër krimit të organizuar dhe duhet të shfaqte problemet që do të hasnin gjatë zgjedhjeve”, tha Hajdari në A2 CNN, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE