LAJME / E Mërkurë 4 Qershor 2025, 00:12

“Berisha denigron këdo që i rrezikon interesat”, Kara flet për presionet ndaj SPAK-ut: Dosja “Partizani” u zhduk nga…

Avokati Romeo Kara ishte i ftuar në një emision televziv, ku komentoi sulmet e vazhdueshme të Sali Berishës ndaj SPAK-ut dhe kreut të këtij institucioni, Altin Dumani, të cilin së fundmi kryedemokrati e quajti pjesë të “bandës së Troplinëve”.

Avokati theksoi se anatemimet e Berishës janë një metodë e këtij të fundit për të stepur ata mund të provojnë fajësinë e tij në aferën “Partizani”.

‘Ky është thelbi i Berishës dhe berishizmit njëkohësisht, pra denigrim, përbaltje, pra në momentin që nuk ka rëndësi a është institucion, një person, qoftë edhe një vend, e kemi parë edhe me ambasadorin amerikan, Sekretarin e DASH, me Amerikën vetë, me çdo person që ka qenë kundër interesave të tij, do përballesh fillimisht me denigrimin e tij. Dhe nëse të etikon Berisha si të tillë nga përvoja ime, mendoj që duhet të kemi akoma konsiderata më të mira për Dumanin”,- tha avokati.

Tani Berisha do të thotë që nuk ka një akuzë të qenësishme, ka një person, herë person herë institucion që i thotë SKAP-i, të cilat nuk janë në standartet e duhura sipas tij, për të ngritur një akuzë, akuza nuk qëndron. Për këtë edhe në të ardhmen, po të shohim ai merret vetëm me Irena Gjokën, që në fund të fundit është marrë vetëm me masën e arrestit. Nuk është marrë me gjykimin në substancë. Do të denigrojë dhe të japë mesazhe përtë gjithë ata që do të përfshihen më tej në proces”,- shtoi ai.

E fortë ishte deklarata e avokatit, i cili tha që para se Berisha të dorëzonte pushtetin, ai zhduku nga “skedarët” e sistemit të drejtësisë, dosjen e aferës “Partizani”.

“Nëse SPAK-u do të bëhet SPAK siç e mendoj unë, zotëria nuk do të kishte pështypjë në gojë të artikulonte qoftë edhe një fjalë të vetme. Ai e di që është një SPAK jo i fuqishëm dhe që akoma ka terren për të bërë berishizmin e tij. Për privatizimin më të rëndsishëm në Shqipëri, si mund të zhduket dosja. E kam rikrijuar dosjen nga e para. Si duket kur është ndërruar qeveria në 2013, e kanë zhdukur dosjen. Unë e çova në Prokurori të Përgjithshme, e çuan në prokurori të Tiranës, vunë një prokurore që paturpësisht është akoma në sistem sot. E zhdukën, nuk ishte në protokollin e ministrisë ku duhet të ishte. E kam krijuar nga e para. Kam bërë kërkime në 7-8 instuticone dhe në media, kanë qenë 70 mijë faqe të cilat u ndërtuan në formën e duhur investigative, dhe pastaj është kompresuar në 600-700 faqe”,- tha avokati do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë. Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE