Një vajzë 19-vjeçare nga Arizona, SHBA, ka humbur jetën tragjikisht pas pjesëmarrjes në një sfidë virale në rrjetet sociale, të quajtur “pastrimi i pluhurit”. Sfida inkurajon përdoruesit të regjistrojnë veten duke thithur gazin nga spërkatësit e dedikuar për pastrimin e tastierave të kompjuterëve – një akt jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe potencialisht fatal.
Rena O’Rourke, viktima e kësaj sfide, u përfshi në të gjatë fundjavës së kaluar. Pas thithjes së gazit, ajo pësoi arrest kardiak dhe u transportua menjëherë në spital. Për një javë u mbajt në kujdesin intensiv, por mjekët konfirmuan se kishte pësuar vdekje të trurit, duke e bërë gjendjen e saj të pakthyeshme.
“Ajo gjithmonë thoshte: ‘Do të bëhem e famshme, babi. Më shiko mua. Do të bëhem e famshme’. Dhe për fat të keq kjo ndodhi në rrethanat më tragjike,” deklaroi me dhimbje babai i saj, Aaron O’Rourke.
Një mjek në një nga spitalet e Arizonës i tha “New York Post” se gjatë kësaj sfide, përdoruesit ndihen për disa minuta sikur janë në gjendje euforie, por kimikatet që përmban spreji mund të zëvendësojnë oksigjenin në mushkëri dhe në trup, duke shkaktuar dëme të rënda ose edhe vdekje.
“Fëmijët mund ta blejnë këtë lëndë pa asnjë dokument identifikimi. Mos u besoni verbërisht. Kërkoni. Kontrolloni dhomat e tyre. Bëhuni të kujdesshëm. Mund t’u shpëtoni jetën,” thanë prindërit e vajzës, duke bërë thirrje për vetëdijesim dhe kontroll më të rreptë ndaj sfidave të rrezikshme në internet, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE