Lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme me vrasjen e 57-vjeçarit, Pjetër Kaza në fshatin Tale të Lezhës, policia ka shoqëruar disa persona, përfshirë familjarë dhe të afërm të fisit Gjini, të cilët janë në hasmëri me familjen Kaza.
Megjithëse dëshmitë e tyre nuk kanë ndihmuar hetimin, dhe të shoqëruarit janë liruar më pas, autoritetet vazhdojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe dyshohet se autori i atentatit është larguar në këmbë nga vendngjarja. Sipas hetimeve paraprake, ekzistojnë dyshime se ekzekutori ka qëndruar për më shumë se një orë në afërsi të oborrit, duke pritur kthimin e viktimës në banesë.
Pjetër Kaza u qëllua për vdekje brenda makinës në oborrin e shtëpisë së tij sapo u kthye nga puna në minierën e Spaçit.
Pista kryesore e hetimeve mbetet ajo e gjakmarrjes, ndërkohë që nuk përjashtohen edhe konfliktet personale që mund të kenë ndodhur më parë. Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE