
Kanë dalë detaje të reja lidhur me aksidentin tragjik në të cilin humbën jetën tre persona. Automjeti me të cilin udhëtonin viktimat është gjetur i përmbysur pranë rrethrrotullimit të parë në segmentin e autostradës që është ende në ndërtim.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se drejtuesi i automjetit nuk e ka vërejtur me kohë rrethrrotullimin e vogël, ndërsa mungesa e ndriçimit në këtë pjesë të rrugës mund të ketë ndikuar që automjeti të dalë nga rruga dhe të përfundojë në një humnerë.
Rasti është raportuar nga një qytetar rreth orës **22:35**, pasi kishte vërejtur automjetin e përmbysur pranë rrethrrotullimit të parë, në kyçjen për autostradën e re që është në ndërtim, në pjesën ku përfundon segmenti aktual i rrugës.
Në automjet udhëtonin **dy gra dhe një burrë**. Sipas të dhënave fillestare, dy prej viktimave kishin mbërritur më herët në **Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit**, prej nga ishin nisur në drejtim të Kosovës.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë dalë ekipet policore dhe shërbimet e emergjencës. Në orën **23:07**, mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen e të tre personave.
Në vendin e aksidentit kanë intervenuar edhe ekipet e Njësisë për Siguri në Komunikacionin Rrugor, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Çairit, si dhe inspektorë të Sektorit për Kërkime, të cilët kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes.
Shkaqet e sakta të aksidentit do të përcaktohen pas përfundimit të hetimeve nga autoritetet kompetente, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
