
Autobusi me drejtues 51-vjeçarin me iniciale A.Xh. dhe makina me shofer 52-vjeçarin me iniciale O.Sh. janë përfshirë në një aksident ditën e sotme në aksin rrugor Gostimë-Cërrik.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i makinës O.Sh., i cili është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në spital u dërguan dhe 5 pasagjerë në autobus,të cilët pasi kryen ekzaminimet mjekësore u larguan nga banesa.
Me drejtuesin e autobusit po kryhet veprimet proceduriale.
Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor dhe grupi hetimor vijojnë punën, për sqarimin e rrethanave të aksidentit./tvklan.al
