LAJME / E Mërkurë 25 Tetor 2023, 01:01

“Asnjë shtrëngim duarsh”, Rez Veleshnja flet për largimin nga Top Channel

Të gjithë të larguarit e fundit nga Top Channel kanë shprehur se nuk janë ndarë mirë me televizionin ku kanë punuar për shumë vite.

Një rast i tillë është edhe Rezart Veleshnja i cili u largua nga Portokallia pas 17 vitesh.


Në një intervistë së fundmi për “Një Gotë Rose “ aktori nënkuptoi se nuk është ndarë mirë me motrat Hoxha, të cilat janë nën drejtimin e televisionit.


”Vjollca nuk është më në drejtim se janë vajzat por mirë do ishte të jepnim të paktën një shtërngim duarsh. Çezarit jepi hakun në të fundit pastaj i bie që nuk jemi artista”- ka thënë aktori duke nënkuptuar se ndarja nuk ka qenë edhe aq miqësore.