LAJME / E Martë 9 Qershor 2026, 23:11

Asllani pranë gjigantit gjerman? Detajet e transferimit që po bëjnë bujë!

Ylli i kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani vazhdon të jetë në listën e synimeve sulmuese të Borussia Dortmundit, sipas raportimeve të “Bild”.

23-vjeçari, i cili aktivizohet te Hoffenheimi, shihet si një përforcim i mundshëm për repartin ofensiv të Dortmundit, sidomos në rast se skuadra pëson ndryshime gjatë kësaj vere.

Sipas raportit, kanë pasur biseda të reja mes përfaqësuesve të Asllanit dhe drejtuesve të Dortmundit, dhe sulmuesi i Kosovës raportohet se është “shumë i hapur” për një transferim te klubi gjerman

Megjithatë, Borussia Dortmundi thekson se hapat konkretë do të ndërmerren vetëm pasi të qartësohen largimet nga skuadra aktuale.

E ardhmja e Serhou Guirassyt dhe Karim Adeyemit është vendimtare: nëse të dy qëndrojnë, një transferim për Asllanin bëhet i vështirë.

Por nëse njëri prej tyre largohet, negociatat mund të përshpejtohen menjëherë.

Asllani ka bërë emër fillimisht tek Elversbergu, ku impresionoi si i huazuar, dhe më pas ka vazhduar të tregojë formë të mirë edhe te Hoffenheimi në nivel më të lartë, duke tërhequr interes nga disa klube të mëdha.

Raportohet se ekziston një klauzolë largimi prej rreth 30 milionë euro për klubet që kanë marrë pjesë në Ligën e Kampionëve në tre vitet e fundit, ndërsa për klubet e tjera shifra mund të jetë rreth 25 milionë euro.

Përveç Dortmundit, interesim ka edhe nga RB Leipzigu, gjë që rrit konkurrencën për nënshkrimin e tij.

Megjithatë, një rol i rëndësishëm në këtë histori luan edhe drejtori sportiv Ole Book, i cili e njeh mirë Asllanin nga koha e tyre tek Elversbergu dhe është një mbështetës i fortë i transferimit të tij”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE