
Gazetari i njohur investigativ, Artan Hoxha ka zbuluar rrugën që Prokuroria e Posaçme (SPAK) pritet të ndjekë për të izoluar ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërkohë që thekson se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta rrezikon të shkojë në burg. Zoti Meta po hetohet nga Prokuroria Speciale për pastrim parash sa i takon lobimit në SHBA dhe aferën “CEZ-DIA”, ndërsa ish-kryeministri Berisha për skandalin e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Por teksa prokurorët e SPAK do të japin sot shpjegime në Këshillin e Mandateve sa i takon kërkesës së tyre për të arrestuar Berishë, gazetari Hoxha tregon se përse kreu i Rithemelimit nuk është prangosur ende. Gjatë një interviste për një televizion kosovar, Hoxha theksoi se sfida që Berisha i bëri SPAK, duke mos u paraqitur tre herë para oficerë ve të Policisë Gjyqësore pritet të marrë fund. Mes të tjerash në intervistën e tij, të cilën një pjesë po e pasqyrojmë më poshtë, Hoxha zbardh fijet sekrete që lidhin vrasjet e Azem Hajdarit, Ilir Konushvecit dhe Ahmet Krasniqit.
SPAK, tmerr i politikanëve
Mbështetja e fundit SPAK i ka ardhur para 3 ditësh, i ka ardhur nga ambasadori i SHBA në Shqipëri, pasi u bënë arrestimet për inceneratorët dhe për rastin e kompleksit Partizani. Për SPAK deri tani Pritshmëritë kanë qenë të larta, po ashtu janë përpjekur që 2 palët në Shqipëri që të përfitojnë sa të mundin, Berisha edhe pse e di se cili është qëllimi SPAK dhe e akuzon vazhdimisht, por ja që ata e kapën atë. Arrestimet më të mëdha SPAK i ka bërë nga PS. Kemi ministra, kryetar bashkie, deputet dhe janë të arrestuar nga SPAK për korrupsion, zv-kryeministri është në kërkim. Edi Rama nëse do ishte në kontroll të Ramës si thotë opozita atëherë nuk do bëheshin kaq shumë arrestime. SPAK akoma nuk është plotësuar plotësisht me prokuror dhe vet prokurorët e SPAK nuk janë si gjykata speciale në Hagë që janë të huaj dhe s’kanë lidhje me shqiptarët. SPAK nuk ka arrestuar ministra në detyrë dhe kjo tregon sikur SPAK i ka shkel syrin Ramës që ky është i radhës që do arrestojmë dhe Rama e shkarkon nga detyra. Drejtuesi i SPAK sot është njeri i pakontrollueshëm nga askush.
Çfarë e pret Ilir Metën
Atë avantazh që ka Sali Berisha nuk e gëzon asnjë. Të gjithë të tjerët përveç tij që e ndihmon mosha, të tjerët rrezikojnë që të shkojnë në burg. Të gjithë pyesin pse nuk arrestohet Ilir Beqaj, unë them se duhen arrestuar, pasi gjykata të jap dënimin sepse ai mund të dal i pafajshëm.
Arsyeja që Berisha nuk është arrestuar ende
Për rastin e ish-kompleksit “Partizani” aty akuzohet për korrupsion pasiv Berisha sepse ka ndihmuar dhëndrin e vet. Kjo është akuza që ka sot Berisha. Ky hetim ka nisur në 2020 pas kallëzimit të bërë nga Taulant Balla dhe në këtë vit SPAK e ka regjistruar emrin e Berishës për hetim. Vendimi për heqjen e lirisë së Berishës e bënte që ai duhet që të paraqitet në SPAK, por Berisha e quajti antikushtetues. Berisha nuk shkoj në SPAK i shkonin tek shtëpia nuk dilte dhe se ka marrë njoftimin edhe pse çdo ditë e akuzonte SPAK për akuzat që bënë. Atëherë duke qenë se ai nuk paraqitet kalon në një masë më të rëndë. Sot Berisha nuk çohet dot në burg sepse pas 75 vjeç nuk shkon dot në arrest me burg nëse nuk përbën rrezik, por SPAK do kërkoj arrest në shtëpi. Në këtë rast ai nuk lëviz dot nga banesa. Unë mendoj se kjo masë do të vendoset dhe PS i ka votat që ta bëjë këtë dhe në këtë rast dëmton një kundërshtar të saj. Berisha do shkoj në arrest shtëpie, por ai nuk rri dot pa komunikuar, sepse në arrest shtëpie nuk lejohet komunikimi, nuk lejohet që të japësh intervista, nuk lejohet që të komunikosh me median.
Ekzekutimet e Konushevcit, Krasniqit dhe Hajdarit
Krimi shqiptar fillon nga fillimi i viteve ‘90. Krimi mori edhe një shumë të mirë parash nga lufta në Kosovë, pati vrasje të rëndësishme që janë që nga vrasja e Ilir Konushevcit, Ahmet Krasniqit dhe Azem Hajdarit dhe këto lidhen. Vrasja e Azemit çoi deri në rrëzimin e qeverisë. Për Azemin dihet se kush e bëri vrasjen, njëri është në burg nga ata. Kush i lidh këto, lufta e Kosovës sepse po çonin armatime për luftën. Në maj të 98’t ndodh vrasja e Azem Hajdarit dhe ndodh vrasja e Ahmet Krasniqit, janë shumë afër në mos gabohem nga maji deri në shtator. Kush i lidh këto ngjarja, cila ishte detyra e komandant ishte furnitori kryesor me logjistikë me armatim dhe atë natë po lëvizte me makina ushtarake, të ushtrisë së Shqipërisë dhe armatim në drejtim të kufirit me Kosovën dhe në Tiranë qarkullonte informacione që po lëvizte një ngarkesë me vlerë 1.5 milion marka, atë natë është djegur një banesë që mendohej që paratë janë aty. Për mua më rezultonte që kanë ndërhyrë shërbimet sekrete serbe sepse po ja fure shkrepen ne bëjmë kollaj. Tani vijmë tek pjesa aktuale, sot grupet kriminale kanë bashkëpunuar edhe me grupe në territorin e Kosovës. Një nga tentativat më të rëndësishme derisa u rrëmbeu dhe u vra, Ervis Martinajt i është bërë në aeroportin e Prishtinës Adem Jashari në vitin 2019. Por, kundërshtarët e tij zbuluan se ai përdorte këtë aeroport sepse ishte më i sigurt, ata korruptojnë agjencinë turistike që kishte prerë biletën që ti jepte informacion dhe ata vijnë në Kosovë bëjnë gati skuadrën e ekzekutimit. Ervis Martinaj në atë ngjarje mbase e dinte që kishte një prit dhe sa ka zbritur nga aeroporti ka njoftuar dy persona me mjete të blinduar dhe prandaj nuk është bërë atentati. Dhe këta që kanë ardhur nga Shqipëria nuk kanë pasur armatim për mjet të blinduar, pasia ata kishin armë të lehta. Kjo ngjarje është hetuar dhe janë dënuar njerëz lidhur me këtë, por ata që kanë dhënë informacione, ndërsa ekzekutorët nuk janë kapur. Martinaj ka qëndruar edhe disa kohë në Kosovë dhe kishte kontakt edhe me njerëz të medias.
Vrasja e Liridona Ademajt nga bashkëshorti i saj
Ishte një rast i rëndë edhe për mënyrën si ndodhi, kush e organizojë dhe kjo bënë që të ketë interes të madh nga opinioni publik. Ne i shkojmë ngjarjeve në detaje. Unë kur e kam parë që momentin e parë dyshova dhe më bëri përshtypje pse grabitësi duhet të vras gruan.
