
Policia e ka arrestuar pasditen e pardjeshme B.T. (33) nga një fshat i komunës së Karbincit.
Ai dyshohet se në periudhën nga janari deri në mars të këtij viti, gjatë kohës që po qëndronte në shtëpinë e një familjeje në një fshat të Sveti
Nikollës, ka kryer veprime seksuale, e ka zhveshur dhe e ka prekur në trup vajzën e tyre të mitur, me çka i ka transmetuar edhe një sëmundje
ngjitëse. Kjo gjë është konfirmuar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Shkup pas kontrollit mjekësor të bërë ndaj fëmijës dhe ndaj tij.
?Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij është dorëzuar kallëzim penal për shkak të dyshimit të
bazuar për veprat penale „dhunim i fëmijës që nuk i ka mbushur 15 vjet“ sipas nenit 188 dhe „transmetim i sëmundjes ngjitëse“ sipas nenit 205 të Kodit Penal, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
