
Policia e Maliqit ka arrestuar personin që ka grabitur kishën Zvirinës.
Sipas policisë vjedhja e ikonave te kishës ka ndodhur të martën, ndërkohë që autori është vënë në pranga disa orë më vonë.
Burime bëjnë me dije se personi i arrestuar është i dyshuar edhe për disa vjedhje të tjera të objekteve të kultit të ndodhura në bashkinë e Maliqit.
Rastet e vjedhjeve të objekteve të kultit në qarkun e Korçës kanë qenë të shumta përfshirë këtu edhe kishat në Voskopojë e Vithkuq. Madje kohë më parë në dy raste ka patur grabitje edhe në katedralen e kishës ortodokse të Korçës. Ngjarje, të cilat kanë shqetësuar jo vetëm mitropoline por dhe besimtarët ortodokse të juglindjes së vendit.
Policia në pak raste ka arritur të shkojë tek autorët edhe në kushtet kur kishat e Vithkuqit e Voskopojës janë vjedhur objekte të rëndësishme të trashëgimisë kulturore
