LAJME / E Diel 8 Qershor 2025, 14:02

Arrestohet 38-vjeçari që goditi shoferin dhe i vodhi çantën me para

Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit, pasi goditi me grushte një drejtues automjeti dhe i vodhi çantën me para dhe një telefon, pasi theu xhamin e makinës së tij.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 14, Shkozet, ku autori i dyshuar, E. H., banues në Durrës, sulmoi shoferin dhe i mori sendet me vlerë, përfshirë një shumë parash në euro dhe lekë. Arrestimi u bë në kuadër të operacionit të koduar “Objektivi”, i zhvilluar nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës.

Policia njoftoi se, pas hetimeve të kryera, rezultoi se E. H. është autori i dyshuar i grabitjes me dhunë dhe dëmtimit të pronës.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Shkatërrimi i pronës”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE