LAJME / E Mërkurë 10 Korrik 2024, 21:09

Arrestimi i Xhelal Rrajës, vëllait të ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, reagon policia

Pas një punë të mirfilltë hetimore, Policia e Shtetit, ka arritur të arrestojë një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Raportohet se në pranga ka rënë Xhelal Rraja, vëllai i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja.

Xhelal Rraja, ishte shpallur në kërkim, pasi gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në vijim të operacionit “Revanshi”, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje.

Pas një pune të mirëfilltë hetimore, është bërë e mundur kapja e shtetasit në kërkim Xhelal Rraja

Xh. Rr. ishte shpallur në kërkim, pasi gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në vijim të operacionit “Revanshi”, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje”, thuhet në njoftimin e policisë.