LAJME / E Shtunë 13 Qershor 2026, 14:02

Arratisje si në filma/ Po mbante arkivolin e vëllait, shqiptari i burgosur zhduket pa gjurmë! (Video)

Një i burgosur shqiptar në Australi është arratisur teksa u lejua të merrte pjesë në funeralin e të vëllait në Melbourne.

Orijol Rukaj ka qenë në arrati prej gjashtë javësh pasi i shpëtoi efektivëve që po e shoqëronin.

Policia tha se në funeral kishte shumë njerëz, që ishin mbledhur për t’i dhënë lamtumirën vëllait të shqiptarit.

Rukaj u shoqërua nga stafi i burgjeve, por nuk u kthye më në qeli.

47 vjeçari është i akuzuar për transport droge dhe policia e Viktorias thotë se ai ka lidhje me mafien shqiptare.

Policia tha se mori në pyetje bashkëpunëtorët dhe anëtarët e familjes së Rukajt në 20 adresa rreth Melburnit të martën.

Ata besojnë se 47 vjeçari është ende brenda zonës metropolitane të Melbourne.

Policia tha se ka identifikuar disa persona që ata besojnë se e ndihmuan Rukajn të planifikonte arratisjen e tij, por ata ndodhen aktualisht jashtë vendit.

Një prej këtyre personave u arrestua në aeroportin e Melbourne, por që atëherë është liruar pa akuzë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE