LAJME / E Shtunë 5 Korrik 2025, 12:12

“Arjan Ndojin donin ta vrisnin me snajper në Lalz”/ Erion Alibe zbardh bisedat në burg: Dërgojini fjalë aty ku i dhëmb më shume

Ashtu siç edhe pritej, Erion Alibej është thirrur të dëshmojë në procesin ndaj atentatit të ishprokurorit të Durrësit, ku përballë tij ishin dy personat e sjellë nga Dubai, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj.

Alibej teksa ka dhënë fakte dhe detaje për të cilat ka dijeni në lidhje me atë pritë fatale që i mori jetën Andi Malokut dhe plagosi edhe Arjan Ndojin e Aleksandër Lahon, ka tronditur me rrëfimin e tij. Ai i ka thënë gjykatës se në fakt për të eliminuar prokurorin e Durrësit është menduar të përdoret snajper dhe ekzekutimi do të kryhej në zonën e Gjirit të Lalzit. Madje, është kërkuar të gjendet edhe snajperisti, ndërkohë që tjetër fakt tronditës ka qenë episodi i bisedave mes tij dhe Plaurent Dervishajt, i cili për një periudhë jo të vogël kohe u njoh si numri dy i Bandës famëkeqe të Durrësit, e drejtuar nga Lulzim Berisha.

Alibej ka treguar se pas realizimit të atentatit ku u plagos prokurori ka komunikuar me Dervishajn dhe i ka thënë se po përfliteshin për gjurmë dhe prova, ndërsa gjithnjë sipas Alibejt, Dervishaj i ka bërë me dije se ka tentuar të ndërhyjë në laboratorin shkencor për fshirjen e gjurmëve, por i kanë kërkuar 300 mijë euro.

Seanca e djeshme ka vijuar mes tensioneve, sharjeve, fyerjeve dhe edhe kërcënimeve, ndërkohë që është kërkuar largimi i Plaurent Dervishajt nga kafazi, përgjatë kohës që dëshmonte Alibej. Një tjetër fakt interesant i thënë nga dëshmitari i drejtësisë ka të bëjë konkretisht me detajin që sipas tij ka qenë Arjan Ndoj shënjestra e atij atentati dhe jo “Rrumi”, siç është tentuar të devijohet ngjarja që prej asaj dite që ndodhi. I vetmi person që e tha në gjykatë që shënjestra ishte prokurori ishte vetë Ndoj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE